Kampionati Evropian sjell deputeten Duda Balje në rolin e prezantueses sportive?

Ajo është njëra prej deputeteve më të përfolura në Kuvendin e Kosovës e po ashtu edhe ndër politikanet më të zonja në vend.
Bëhet fjalë për Duda Baljen, deputeten e komunitetit boshnjak që komentohet për thuajse çdo paraqitje e dalje publike.

Krahas punës dhe angazhimeve të shumta, atë së fundmi do ta shihni në një rol krejtësisht tjetër – atë të prezantueses.
Mësohet se ajo do të jetë prezantuese në një prej emisioneve të sportit përgjatë Kampionatit Evropian që fillon më 11 qershor dhe mbaron më 11 korrik.

Ndonëse deri më tani nuk do të zbulohet asgjë më shumë, Balje do të befasojë përkundër se nuk ka qenë asnjëherë e përfshirë në një format të tillë.
Kampionati Evropian ndryshe do të mbahej vitin e kaluar, por që ishte shtyrë për një vit për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.
Gjithashtu, ‘Euro 2020’ do të mbahet në tetë vende të ndryshme dhe skuadrat do të regjistrohen 10 ditë para garës.