Kamioni merr flakë, bllokohet rruga e kufirit Bellanocë-Stançiq

Një automjet i ndërmarrjes publike komunale ka marrë flakë në mes të rrugës nga Sllupçani për Bellanocë, duke pastruar dëborën në aksin rrugorë që të shpie drejt kufirit me Kosovën. Si pasojë është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe pika kufitare mbetet jashtë funksionit deri në rihapjen e rrugës.

Ende nuk dihen shkaqet e ndezjes së kamionit, por dyshohet të ketë pasur difekt teknik. Me të reshurat e borës ditëve të fundit, në Malësinë e Karadakut është paraqitur nevoja e pastrimit të terrenit nga autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve./AlsatM