Kamioni godet për vdekje çiklistin në Prizren

Një aksident ka ndodhur në Prizren, ku një kamion ka goditur një person që ishte duke lëvizë me biçikletë, ku si pasojë e të cilit, çiklisti ka humbur jetën. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në, në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Në njoftimin e PK-së ndër tjerash shtohet edhe se, viktima është i moshës 63 vjeçare. Përveç këtyre, është njoftuar po ashtu se, policia, njësitet relevante dhe prokurori i shtetit janë duke u marrë me rastin.

“Rreth orës 16, ka ndodh aksident në lagjen “Kurill”, kur një kamion e ka godit një biçikletë. Çiklisti është i moshës 63 vjeçar, sipas informatave që i kemi deri me tani. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia, njësitet relevante dhe prokurori i shtetit gjenden në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/