Kamera kap momentet e fundit: 19-vjeçari vret të dashurën në krevat, dhe ikën i mbuluar nga gjaku (VIDEO)

Disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë thuhet se tregojnë momentet e fundit të jetës së Megan Newton, ndërsa ajo e le vrasësin të futej në banesën e saj, vetëm disa orë para se të dhunohej dhe vritej brutalisht.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë trajneren 18-vjeçare të futbollit duke qeshur me Joseph Trevor 19 vjeç, përpara se ta ftonte në shtrat në Rrugën Fletcher në Stoke-on-Trent në Angli.

Ajo i lejoi Trevorit, djalit të një ish-oficeri policie të flinte në banesën e saj, pasi ai i tha se ishte shumë i dehur dhe kishte konsumuar drogë.

Pamjet tregojnë se si Trevor e ndjek atë në shtëpinë e saj në orën 3.45 të mëngjesit të 20 prillit të kaluar, përpara se ai të dhunonte dhe të mbyste Njuton duke goditi nëntë herë me thikë.

Pas vrasjes ‘së dhunshme’, Trevor la trupin e saj të zhveshur në shtrat para se të largohej nga banesa e saj dy orë më vonë.