Kamçev mbetet në parabu*rgim, gjykata e refuzoi garancionin e ofruar

Biznesmeni Jordan Kamçev mbetet në parabu*rgim në bu*rgun “Shkup” në Shuto Orizare, prejse Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale e refuzoi garancionin e ofruar.
Siç pohojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, Kamçev i cili është ak*uzuar në rastin “Parcelat në Vodno”, në vendimin e tillë ka të drejtë të ankesës në afat prej tre ditëve deri te Gjykata e Apelit.

Mbrojtësi i Kamçevit, avokati Elenko Milanov, javën e kaluar në konferencën për shtyp, ka informuar për garancionin e ofruar për të cilin mbrohet në liri – pronë e patundshme prej diçka mbi një milion e shtatëqind mijë euro dhe mjete të gatshme në para prej 200 mijë euro, njëkohësisht duke reaguar se në procedurë sipas rendit të aktak*uzës klienti i tij Jordan Kamçev është i ak*uzuari i pestë dhe personi i vetëm i cili në pesë-gjashtë muajt e fundit, gjendet në paraburgim.

Rastin “Parcelat në Vodno” e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov , ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanova.
Sipas ak*uzës, ish kryeministri, i cili është në arr*atisje, Nikolla Gruevski është akuzuar për veprat “larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe mbulim të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash” ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akuzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe vepra tjera ndëshkuese”.