Kamarierja në një klub nate në Kroaci ndez zjarr në lokal, duke shkaktuar shtatë të plagosur

Katër persona u plagosën rëndë dhe tre u plagosën më lehtë në një klub nate në qytetin kroat Karlovac për shkak të trajtimit joprofesional të pijeve alkoolike nga një kamariere (23) e cila donte të arrinte një efekt duke i vënë flakën barit, por zjarri përfshiu disa nga personat e pranishëm.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Karllovacit, Ivana Kovaçiç, tha se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe se dy vajza, të dyja të moshës 22 vjeçare, janë ndalur për trajtim.

Njëra prej tyre ka djegie në fytyrë, ndërsa tjetra në pjesën e sipërme të trupit dhe krahut, shtoi drejtori.

“Ata kanë djegie që mbulojnë 27 për qind të trupit të tyre. Pjesa tjetër janë lëshuar në shtëpi”, tha Kovacic.

Aksidenti ka ndodhur të dielën , rreth orës 02:30. Administrata policore e Karllovacit deklaroi se është kryer kontroll dhe ka paralajmëruar vazhdimin e hetimeve penale për konstatimin e të gjitha rrethanave.

Klubi i natës ku ka ndodhur aksidenti u ka kërkuar falje mysafirëve dhe ka ofruar ndihmë për të lënduarit dhe ata që janë dëmtuar në mënyrë tjetër.

VIDEO