Kamala Haris do të vaksinohet publikisht

Nënpresidentja e sapozgjedhur e SHBA-së, Kamala Haris do ta pranojë vaksinën kundër Kovid-19 publikisht, kanë deklaruar përfaqësues të shtabit të saj për Si-En-En.

Data e saktë dhe detajet tjera ende nuk janë bërë të ditur.
Presidenti i sapozgjedhur, Xho Bajden me siguri do ta pranojë vaksinën në fillim të javës së ardhshme dhe atë do ta bëjë publikisht, u bë e ditur ditë më parë.