‘Kam rrahur gruan shtatzënë’: Lexoni 6 gjëra të çuditshme që s’i keni ditur për Jackie Chan


Jackie Chan është një aktor, regjisor, këngëtar dhe kaskader kinez. Lindur në Hong Kong, në fillimet e veta ai njihej me nofkën Sing Lung (Dragoi). Karriera e tij përfshin një sërë filmash të realizuar në Kinë dhe në SHBA

Emri i tij origjinal është Chen Gangsheng, ndërsa mbiemri i vërtetë është Fang. Djali i tij mban mbiemrin e vërtetë.

1. Në librin ‘Never Grow Up’, i nxjerr në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm. Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojërat e fatit gjersa pranoi se i kishte keqtrajtuar gratë madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë, dhe kishte rrahur djalin e tij.

2. Babai i tij ka shpërbyer si spiun për Guomindanin, Partia Nacionaliste Kineze, armike e Partisë Komuniste të Mao Ce Dunit. I dha fund karrierës me vendosjen në Hong Kong.

3. Jackie ka frikë nga gjilpërat.

Në një intervistë tha se për të ishte gjë e pabesueshme dhe e tmerrshme të shihte gjilpërën teksa hyn në lëkurë.

4. Jackie Chan ka bërë të ditur se pasuria e tij shkon rreth 400 milionë dollarë.

5. Kur doli filmi “Gjarpri nën hijen e shqiponjës”, Jackie u padit nga disa shoqata për mbrojtjen e kafshëve, për shkak të një skene ku një mace lufton me një gjarpër.

6. Jackie Chan ka pasur lidhje romantike me shumë femra në jetë. Gruaja e tij është Joan Lin, e cila ishte një aktore e famshme në Hong Kong para se të martohej me të. Ajo hoqi dorë nga filmat pas martese dhe tani kujdeset për fëmijët. Megjithatë, gruaja më e dashur për Jackie Chan është Teresa Teng, e cila ka qenë këngëtarja më e famshme e Kinës.