“Kam respekt për Vjosa Osmanin, por unë jam kandidati i duhur për president” – thotë Ramush Haradinaj

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot në “ArgumentPlus” ka thënë se përvoja e tij ka treguar se ai është i duhuri për të qenë president i vendit.

Në lidhje me këtë Haradinaj ka deklaruar se ka respekt për Vjosa Osmanin që kandidon për postin e presidentes nga lista e Vetëvendosjes, por sipas tij, për përballje me Serbinë si dhe në këtë “kohë të finales Kosovë-Serbi, Ramush Haradinaj është më i duhuri për Kosovën”.