“Kam pasur probleme me stresin, ankthin…”, Zogu i Tiranës rrëfen jetën brenda 4 mureve

Hermes Nikaj, apo ndryshe ashtu si të gjithë e njohim “Zogu i Tiranës”, pak ditë më parë arriti të fitonte lirinë pas një procesi të gjatë gjyqësor. Gjykata vendosi të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi për Nikajn dhe të urdhërojë lirimin e tij, duke e mbyllur përfundimisht çështjen që nisi në fund të vitit 2019, kur ai u ndalua në një dhomë hoteli me mikun e tij, një sipërmarrës nga Kurbini.

Dhe tani gjë gjithçka ka mbaruar, Hermesi i çliruar thotë se kishte kohë që priste që kjo ditë të vinte dhe e vërteta të dilte në dritë. “I çliruar! I çliruar nga drejtësia dhe nga ndërgjegjja. Kisha kohë që prisja të dilte në dritë e vërteta ime. Gjëja e parë që bëra përqafova nënën time, ajo ka vuajtur bashkë me mua”, tha ai.

“Muaj ferri do të thosha. Një njeri aq social sa unë, aq energjik dhe alegro e kishte shumë të vështirë t’u përshtatej kushteve të reja. Ndieja që më zihej fryma ndonjëherë! Kam pasur probleme me stresin, ankthin, frymëmarrjen, doja të zgjohesha nga ajo ëndërr e keqe. Mësova që jeta të përplas me gjithçka. Njeriu përjeton gjëra që as nuk i ka imagjinuar, por mbi të gjitha mësova që i drejti zhytet, por nuk mbytet”, shtoi ai.