Banori më i ri i Big Brother Vip, Eltion Merja duket se ka rezerva të mbetura që jashtë shtëpisë me Ilirin, një nga konkurrentët pretendent për të fituar çmimin e madh.
Balerini Eltion në një diskutim me banorët ka folur rreth një situate të ndodhur në vitin 2011 me Ilir Shaqirin. Ai i tha balerinit dhe koreografit se nuk e ka mbështetur në periudhën më të vështirë që po kalonte në jetën e tij, edhe pse kishte mundësinë që ta bënte.
Diskutimin e nisi Dj Dagz, i cili e pyeti Ilirin se kush është ai që ka bërë komentin për të gjatë klipit prezantuese. Në atë moment Eltioni iu drejtua Ilirit duke i thënë pengun që i kishte mbetur që prej vitit 2011.