Vitin që lamë pas vrasja brutale e Marigona Osmanit nga Ferizaj tronditi gjithë Kosovën, e më gjerë. 18 vjeçarja dyshohet që u torturua deri në vdekje nga Dardan Krivavqa, i dashuri i saj.
Në një dokumentar të Trënelina Ramadanit, nëna e Marigonës, Valdetja flet për herë të parë dhe eskluzivisht për shumë gjëra që deri tani nuk janë thënë në publik.
Marigona Osmani ishte fëmija i parë i qiftit nga Ferizaj Valdete e Muhabi Osmani. Si fëmija i parë e gëzonte dashurinë e gjithë familjes. Nëna e saj Valdetja thotë se, lidhja me të ishte shumë e fortë, ndoshta edhe për shkak të natyrës së saj të butë bënte që rrethi familjarë ta trajtonin me shumë dashuri e përkrahje.
“Fëmija I parë qysh gëzohësh unë I kam edhe tre tjerë por nashta ajo ish kanë për atë dyja se di ajo u kanë elhem për varrë. Kurrë një llaf sma ka kthy e pata ba si shoqe dalshmi me ta nuk e di u kanë si emadhe gjithë më ka ndihmu shumë kur dalshmi qet kohën e fundit më thojke oj mam si ti baj 18 vjet ka me ia nis me punu edhe ska me u martu pa I ba senet e mia ka me dal jashtë ty me të qit në selamet”, thotë me lotë në sy Valdetja.
Marigona në vitin 2021 kishte mbushur 18 vjet dhe ishte në përfundim të shkollës së mesme eknomike në Ferizaj. Nëna e saj, thotë se, Marigona nuk ishte fëmijë problematik, por nga fundi i vitit shkollorë një telefonatë nga shkolla, kishte ngritur shumë dyshime te nëna e saj.
Ndiqeni rrëfimin ekskluziv të saj: KLIKO KETU