“Kam mbajtur vathë që kushtojnë sa një shtëpi”, moderatorja shqiptare flet hapur

Fjodora Fjora ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u fol rreth rëndësisë së diamanteve dhe “botox-it” për vajzat në ditët e sotme.

Si një prej gazetareve më “chic” të ekraneve shqiptare, Fjodora pranoi se diamantet dhe gurët e çmuar nuk duhet të mungojnë në sirtarin e bizhuterive të asnjë gruaje, edhe pse, sipas saj, kujdesi estetik është po aq i nevojshëm.
Moderatorja i mëshoi fort faktit që bizhuteritë i japin peshë dhe prezencë personit që i mban, sidomos kur bëhet fjalë për evente të rëndësishëm.

“Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi… I prekja herë pas here aty në çantë se thoja ‘t’i prek njëherë a janë aty”, tregoi ndër të tjera ajo.