Isuf Pajazitovski pasi ka marrë lajmin për aksidentin që ndodhi sot në Bullgari, ka udhëtuar nga Shkupi për në Sofje për tu interesuar për fatin e familjarëve të tij, që ndodheshin në autobusin e aks*identuar. Por edhe me të mbërritur në Sofje ku ndodhen familjarët e tij, ai nuk arritur të siguroj asnjë informacion për gjendjen e tyre. Ai shprehet i brengosur për familjarët, për të cilët ende nuk e di se ku ndodhen dhe se sa janë të vde*kur e sa të lënduar.
“Unë jam Isuf Pajazitovski, nga fshati Koliçan i Poshtëm i Shkupit. Kam të lënduar, kam edhe të vd*ekur, por ende për fat të keq nuk kam asnjë lajm. As se ku gjinden, as sa janë të vde*kur, as sa janë të lënduar. As ambasada maqedone as ajo bullgare nuk na jep asnjë lajm. Për fat të keq jo vetëm unë, por asnjë familje këtu nuk dimë kujt ti drejtohemi, ku të marim informata. Nuk dimë çka të bëjmë me të vërtetë. Prej Shkupit kemi ardhur prej në mëngjes, prej ora 4 jam nisur në ora 10 kam mbëritur. Asnjë njeri nuk na jep asnjë lajm, as për të lënduarit as për të vde*kurit se ku gjinden, në cilin spital apo në cilin kat. Kështu që vetëm presim’, thotë Isuf Pajazitovski, familjar i të aksidentuarëve.