“Kam 2 mami dhe një babi”, Ana e “Përputhen” shpërthen në lot pas deklaratës së fortë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Ana Lleshi, ish-konkurrentja e “Përputhen”, e cila për herë të parë sqaroi shumë thashetheme që qarkullojnë lart e poshtë për të.

Së pari, ajo mohoi të ketë një lidhje me Arsimin, duke thënë se në momentin e parë që do të jetë me dikë, do e thotë hapur.

Ndërkohë që po fliste për familjen dhe historinë shumë të përfolur të jetës, Ana nuk ngurroi të ndante një detaj për herë të parë.

“Kam fatin e mirë të kem dy familje, në kuptimin që kam dy mami dhe një babi. Jo se babi im ka pasur dy gra, por në një moment shumë të vështirë, një familje më ka marrë në shtëpi”, tha Ana dhe kaq mjaftoi që të shpërthente në lot.

Ajo nuk preferoi të zbulonte shumë nga historia e jetës, por theksoi se qëllimi më i madh në jetë është të krijojë një fondacion në ndihmë të personave që rriten në shtëpinë e fëmijës.