Kalon propozimi i Armend Mujës dhe Mimoza Kusarit për t’ua paguar serbëve rrymën prej 11 milion eurosh në veri

Në Komisionin Parlamentar për Ekonomi ka kaluar propozimi i deputetëve të VV-së, Armend Muja dhe Mimoza-Kusari-Lila për t’ua paguar serbëve rrymën prej 11 milion eurosh në veri.
Ky vendim u propozua nga deputetët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja ndërsa kundër ishin deputetët e opozitës.

Pati shumë përplasje në Komisionin për Ekonomi lidhur me çështjen e pagesës së rrymës për Veriun e Kosovës.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili i bëri apel deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë kundër pagesës së rrymës për veriun e Kosovës.Me këtë rast, Uran Ismaili tha se “nese ne si deputet nuk e ngrisim zërin kur shohim abuzim, atëherë ne po ja mundësojmë rrugën krimit.

Nuk mund të gjejmë arsyetime, e kemi rastin të votojmë kundër, dhe duhet të votojmë kundër.”Pagesa e rrymës në veri ka qenë në vazhdimësi një problematikë e mprehtë me të cilën janë përballur qytetarët e Kosovës dhe që e kanë refuzuar.
Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar sot gjithashtu ankesën e ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli”, për mos zbatimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike përkatësisht për lirimin nga renta minerare.