Kallëzim penal për një kërçovar për shkak “moszbatim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”

Për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “moszbatim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, DPB Kërçovë ka parashtrashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (35) nga fshati Pllasnicë e Kërçovës.

Siç bëri të ditur MPB, ai në mëngjesin e sotëm në orën 08:45 është vërejtur si drejton automjetin “fiat punto”, me targa të Kërçovës, në rrugën rajonale Makedonski – Brod – Kërçovë, pas çfarë nëpunësit policorë ia kanë ndalur automjetin.

Në këtë rast është konfirmuar se M.Z. më 16.03.2020, në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë hyrjes në shtet, personalisht me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale ka nënshkruar deklaratë se vjen nga Republika e Sllovenisë, e cila sipas Listës së OBSH-së është e prekjur nga epideMEDIAL me koronavirus COVID – 19 dhe se në kohëzgjatje prej 14 ditëve në shtëpinë e tij, në fshatin Pllasnicë, do të zbatojë vetizolim të detyrueshëm.

I paraqituri nuk u është përmbajtur dispozitave në deklaratë, i ka shkelur masat për vetizolim dhe ka vepruar në kundërshtim me rregulat për parandalim të dukurisë dhe zbulimit të hershëm, parandalim të përhapjes dhe shkatërrimit të koronavirusit COVID-19, të parapara në vendimin e Qeverisë dhe urdhrit me shkrim të miratuar nga ana e Minsitrisë së Shëndetësisë.