Kallëzim penal për gruan nga Poroji që ka krijuar lajme të rreme

Një gruas nga Poroji i Tetovës i është parashtruar kallëzim penale për shkak se në rrjetin social ‘Facebook’ ka shpërndarë lajme të rreme për Covid-19.

Policia e Tetovës parashtroi kallëzim penal për H.E (40) nga fshat Poroj, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

Më 23.03.2020 nga Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Byrosë për Siguri Publike, është regjistruar një publikim në rrjetin social ‘Facebook’, me përmbajtje të pavërtetë në lidhje me situatën me epideminë në Maqedoni.