SPB-Ohër ka dorëzuar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “mashtrim” ndaj 51-vjeçarit K.I. dhe 56-vjeçarit G.M., të dy shtetas të Bullgarisë, respektivisht nga qyteti Bllagoevgrad. Të njëjtit nga periudha 17.08.2022 deri 10.09.2022 i janë lajmëruar qytatarëve duke iu thënë se të afërmit e tyre kanë pësuar aksident dhe se kanë nevojë për para.
“Në këtë mënyrë, të raportuarit kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët e dëmtuar, ndërsa në tri raste nga të dëmtuarit kanë marrë para, me të cilat kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumë prej 1.077.320 denarëve”, thonë nga MPB.