Kallëzim penal për dy gardianë në burgun e Strumicës, mundësuan arratisjen e një të burgosuri

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 dhe “mundësimi i arratisjes së personit të privuar nga liria” nga neni 372 i Ligjit Penal.
Më datë 04.12.2023, V.T., oficer në policinë e burgjeve, ka lëshuar urdhër për policin e burgut M.S. me veturë zyrtare ta çojë personin i cili ishte në vuajtje të dënimit me burg në kryerjen e detyrave private në një objekt afarist në Strumicë.
MS, megjithëse e dinte se një urdhër i tillë ishte në kundërshtim me ligjin, ka vepruar sipas tij dhe kështu V.T. dhe M.S. e kanë lejuar të dënuarin të largohet nga burgu edhe pse ai nuk ka pasur të drejtë të shfrytëzojë një objekt të tillë atë ditë. Pasi i dënuari është dërguar në objektin afarist, ai ka hyrë i vetëm dhe pasi ka dalë nga objekti është larguar me vrap.