Kallëzim penal për 83-vjeçarin që vrau qenin e fqinjit

SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër S.M. (83) nga fshati Misleshevë i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas sqarimeve të MPB-së, më 02.11.2024, ai ka qëlluar me një pushkë gjahu, të cilën e posedonte me leje, drejt një qeni gjahu në pronësi të D.P. nga i njëjti fshat, duke e vrarë atë.