Kallëzim penal për 29 vjeçarin nga Gostivari, gënjeu se…

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka zbardhur plotësisht gr*abitjen e raportuar rrejshëm dhe ka përgatitur kallëzimin përkatës penal kundër personit L.A. (29) nga Llakavica e Gostivarit, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “den*oncim të rrejshëm të një vepre penale”, të dënueshme në bazë të nenit 366 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Si punonjës i agjencisë turistike të Gostivarit L.A. dyshohet se me datën 7 të muajit të kaluar në SPB Tetovë përmes telefonit ka raportuar rrejshëm se në afërsi të kryqëzimit për Zherovjanit të Tetovës duke lëvizur në këmbë në drejtim të pompës së benzinës ka qenë i su*lmuar fizikisht nga tre persona, të cilët nën kërc*ënimin e një mjeti të mprehtë i kanë marë paratë dhe një aparat fiskal.

Pas masave të marra është konstatuar se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur fare dhe se L.A. e kishte shpikur plotësisht këtë ngjarje dhe më vonë e ka pranuar vetë një gjë të tillë.