Kallëzim penal për 10 të punësuar në postën e Çairit


Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup do të parashtrojë kallëzim penal kundër dhjetë personave, të gjithë nga Shkupi, punonjës të SH.A.”Posta e Maqedonisë së Veriut”, filiali Çair.

Personat Z.H. (29), R.I. (34), I.E.M. (32), S.P. (53), A.Q. (45), F.L. (35), L.I. (26), M.T. (62), N.K. (55) dhe H.H. (42), dyshohen se kanë kryer veprat penale – “përvetësim të shërbimeve” (shpërdorim të detyrës), dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”.

Personat në fjalë dyshohet se nga shkurti deri në nëntor të vitit 2019 kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 1,570,822 denarë.