Kallëzim penal ndaj struganit, kishte publikuar në një rrjet social video inçizime me përmbajtje eksplicite te një vajze të mitur

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër AA (41) nga Struga, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “prodhim dhe shpërndarje pornografie për fëmijë”. I akuzuari në një rrjet social ka publikuar foto dhe video incizime me përmbajtje eksplicite të një personi femër, e cila në atë kohë ishte e mitur.