Më datë 25.07.2024 nga ana e SPB-Ohër është parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministri të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Sipas njoftimit, ai dyshohet për “pengim të drejtësisë”, vepër që dyshohet se e ka kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Sipas njoftimit të MPB-së, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe një shefi të policisë në Ohër.
“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.B (39) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “pengim i drejtësisë”. Më datë 07.05.2024, i raportuari i ka dërguar një mesazh nga celulari i tij përmes një aplikacioni celular shefit të policisë në SPB-Ohër, në të cilin ka komentuar marrjen e masave të ligjshme policore dhe veprimeve hetimore lidhur me veprën penale nga neni 149 i Kodit Penal dhe neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.