Kallëzim penal kundër ish drejtorit të Shkollës fillore në Ramanli të Kumanovës

SPB Kumanovë parashtroi kallëzim penal kundër S.SH. (63) nga f. Ramanli-Kumanovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ”keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

I denocuari, i punësuar si drejtor i Shkollës Fillore” Qirili dhe Metodi” në f. Ramanli, gjatë vitit 2018 nuk ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës të punësuarës S.XH.E., në pajtim me ligjin, marrëveshjen kolektive dhe vendimin paraprak nga PTHP Kumanovë për marrjen e diplomës, e konstatuar me procesverbal nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka mundësuar të kryeje veprimtarinë edukativo-arsimore në shkollë pa diplomën e nevojshme.

Në këtë mënyrë është shkaktuar dëm ndaj Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut prej 695.621 denarëve, të cilat i janë paguar të punësuarës si paga dhe kontribute për sigurim social dhe shëndetësor./KlanMacedonia/