Kallajxhiev: “BDI është e paprekshme, sikur ariu polar i mbrojtur” (VIDEO)

BDI është e paprekshme, sikur ariu polar i mbrojtur. Kështu u shpreh profesori universitar Gordan Kallajxhiev, i cili thotë se gjithë kohës përflitet për përfshirjen e funksionarëve të BDI-së në krim dhe korrupsion, por askund nuk shihet ndonjë procedurë konkrete ligjore.

Gordan Kallajxhiev, profesor universitar
“E dijmë që në thelb BDI është e paprekshme dhe kemi shumë pak raste për korrupsion, edhe pse e dijmë që në masë të madhe fuqia e kësaj strukture poltike është e madhe. Ka shumë thashetheme për krim dhe korrupsion, por nuk shohim asnjë procedurë dhe kjo tek njerëzit len përshtypjen se ato janë njëlloj ariu polar i mbrojtur. Sa prej këtyre janë të vërteta, unë nuk mund ta di, por është e dukshme që ka diçka këtu, sepse një pjesë e madhe e bizneseve praktikisht janë në duart e tyre”. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Kallajxhiev thekson se krimi i organizuar tek ne ka lidhje me elitën politike.

Gordan Kallajxhiev, profesor universitar
“Është e qartë se krimi i organizuar ka lidhje serioze me elitën politike dhe nga këtu janë të mundshme kombinime të pazakonta dhe madje përfshirje të funksionarëve të lartë të gjyqsisë, në rastin konkret kundër Villma Ruskovskës, praktikisht drejtori i Policisë Financiare, është një figurë e rëndësishme në atë që quhet “loyal formsent”.

Ngjarjet në Prokurori dhe në Policinë Financiare shtoi më tej Kallajxhiev tregojnë se ka ndonjë konflikt brenda pushtetit. Sipas tij, duket sikur prokurorët janë viktima të dikujt që është i interesuar që të mos hetohen struktura të caktuara./SHENJA