Kalimi kufitar “Evzoni” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, prej nesër në mëngjes (05:00) do të jetë i mbyllur për 24 orë.
Siç njoftojnë nga MPB, mbyllja do të jetë për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke.
“Sot (23.11.2020) udhëheqësi i ndërrimit në kalimin kufitar Bogorodica, është njoftuar nga udhëheqësit në Evzoni se për shkak të grevës 24 orëshe të shërbimeve doganore greke, kalimi kufitar Evzoni do të jetë i mbyllur për çdo lloj të komunikacionit deri më 24.11.2020, në orën 05:00”, thonë nga MPB