Kajtazi zbulon më shumë detaje rreth përgjimit nga AKI: Kërkohet burgim për mua dhe Lirim Mehmetajn


Gazetari Vehbi Kajtazi ka zbuluar arsyet pse ai dhe gazetarë të tjerë po përgjohen nga disa agjentë të AKI-së.

Kajtazi ka shkruar se në gusht të këtij viti, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti ka dorëzuar nje raport kundër tij dhe Lirim Mehmetajt në zyrën e Besim Kelmendit, ud kryeprokuror i Shtetit. Lidhur me këtë dosje, Paparaci ka nisur pyetje në Prokurorinë e Shtetit qysh në gusht.

“Kelmendi, kete shkrese qe kerkohet burgim per mua dhe Lirimin, ia ka dorezuar Prokurorise Themelore ne Prishtine”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Sipas Kajtazit, ky pretendim do të konfirmohet kur Prokuroria t’i thërrasë atë e Mehmetajn në pyetje për zbulimin e identitetit të zyrtarëve të AKI-së.

“Ky pretendim lidhet me ekspozimin e implikimit kriminal te zyrtareve te AKI-se ne shikjen dhe pagesat e AKI-se per nje medium ne Bosnje se gjoja, Berat Buzhala dhe Ilir Mirena paguhen nga Milan Radojiçiqi. Autor i ketij lajmi te rrejshem, eshte Driton Sejdiu. Po e perseris, Driton Sejdiu i AKI-se. Une, dhe koleget e mi kemi kryet punen tone. Nuk eshte faji jone nese puna jone nuk i pelqen ketij regjimi”, ka shkruar Kajtazi.

Kajtazi ka shkruar se përveç tij dhe Mehmetajt, po përgjohen edhe Berat Buzhala e Ilir Mirena.