Kajtazi për Sveçlën dhe Haxhiun: Mbytuni në mjerimin tuaj, koha do t’iu gjykojë


Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ashpër pas vrasjes së Faton Hajrizit.

Ai ka kritikuar ashpër ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Për të dy, ka thënë se e vërteta do t’i ndëshkojë. Kjo duke aluduar në faktin që dështuan me arratisjen e Faton Hajrizit.

Postimi:

A ju vjen marre?

Sigurisht qe jo sepse nuk e njihni kete kategori morale.

A ndjeni pergjegjesi?

Sigurisht qe jo sepse jeni te papergjegjshem.

A e dini çka ka ndodhe?

Sigurisht qe jo sepse jeni te padijshem.

Ikni mos t’ju sheh kush! Mbytuni ne mjerimin tuaj te lavdise se fitores se 14 shkurtit. Koha do t’ju gjykoje. E verteta do t’ju ndeshkoje!