Kah do t’ia mbajë PDSH, e vetme apo në koalicion?!

Partia Demokratike Shqiptare ende nuk kanë vendosur se a do të shkojë e vetme në zgjedhje apo do të ketë koalicionin me ndonjë nga partitë politike. Nga kjo parti së fundi nënvizojnë se gjasat janë që të garojnë të vetëm për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kishte synuar koalicionimin me RDK e Vesel Memedit, por kjo e fundit vendosi që të mos garojë në zgjedhjet e 12 prillit, një vendim që kishte të bëjë me mospërçarjen e votës shqiptare. Tani si opsion koalicionimi me RDK-në është përjashtuar, por nga PDSH në një prononcim për se me cilën parti do të koalicionojnë në zgjedhje, ata shkurt u përgjigjën: “Jemi në bisedime e sipër”, theksoi Driton Ibishi nga PDSH duke mos precizuar se me cilën parti janë në bisedime.

Koalicioni PDSH dhe RDK nuk ndodhi, edhe pse sinjale paralajmëruese dhanë liderët e këtyre dy partive. Memedi i RDK-së preferonte një koalicion bashkë me BESA dhe PDSH, por nuk mori përgjigje pozitive nga ana e Lëvizjes BESA, e cila theksoi se këto parti janë minore. Në bllokun politik deri më tani janë realizuar dy koalicionime parazgjedhore, ASH – Alternativa dhe LSDM – BESA.