Kafshë të ngordhura kalben në një kazermë të braktisur në Manastir

Aktivisti i ri për të drejtat e kafshëve nga Manastiri, Leonaрdo Sokollov, thotë se këto ditë kishte ndjerë një erë të padurueshme të kafshëve të ngordhura kur kishte kaluar pranë ish -kazermës në qytet. Ai zbuloi se në ndërtesën e braktisur në vendin që banorët e Manastirit e quajnë “nën aeroplan” ka shumë kafshë që po kalben.

“Rastësisht duke kërkuar një qen, hasa në një ndërtesë të braktisur në të cilin hyra pasi qeni ishte atje. Në bodrumin e objektit kishte një lloj pishinash, ka rreth 20 pishina dhe prej tyre vinte një erë e çuditshme”, tha Sokollov për Meta.mk.
Ai shton se kur shikoi brenda ai hasi në një pamje të tmerrshme. Në “pishina” kishte një numër të madh të kafshëve të ngordhura.

“Pamja ishte e tmerrshme dhe për shkak se pishinat ishin bërë të papërshkueshme nga uji, kafshët nuk mund të ngjiteshin për të shpëtuar”, shtoi ai.
Sokolov konsideron se dikush po abuzon me kafshët për shkak të leshit (gëzofit) dhe dritareve të thyera të objektit së braktisur në të vërtetë përdoren si kurth për kafshët që të mund të hyjnë në objekt dhe “pishina”, por nuk mund të dalin jashtë.

Nga Komuna e Manastirit deklaruan se problemet e tilla, si dhe të gjitha problemet komunale duhet që qytetarët t’i raportojnë ueb-faqen e internetit të komunës dhe të tregojnë vendndodhjen e saktë, pas së cilës inspektimet kompetente në periudhën prej rreth dy ditësh dalin në teren.