Kafsha që nuk lejohet të prehet Kurban


Kafsha që nuk lejohet të prehet kurban

Nuk lejohet të theret kurban kafsha me këto të meta:

E sëmura, e verbëra, qoftë në njërin sy apo në të dy, e çala që nuk mund të ecë deri te vendi i therjes, kafsha që është shumë e dobët, kafsha që e ka të humbur më shumë se gjysmën e veshit të saj, kafsha e cila e ka të humbur më shumë se gjysmën e bishtit të saj, kafsha të cilës i mungojnë më shumë se gjysma e dhëmbëve të saj, kafsha e lindur pa veshë, kafsha me hundë të këputur.

Ndërsa është mekruh (e papëlqyer) të prihet kurban kafsha me veshë të shqyer, kafsha me veshë të shpuar, kafsha me një pjesë të veshit të këputur. Lejohet të theret për kurban kafsha e lindur pa brirë, dhe ajo që nuk e ka një pjesë të bririt.2 Pra kafsha e cila prehet per Kurban duhet të jetë sa më e mirë dhe sa më e shëndetshme.