Imazhet e postuara nga një gjuetare amerikane pasi kreu “vrasjen e ëndrrave”, një gjirafë të rrallë 18 vjeçare që rrezikon të zhduket në Afrikën e Jugut, ka shkatërruar zemërim online dhe ka nxitur gjahtaren të mbrojë veprimet e saj.
Fotot, u realizuan në qershor 2017, u rishfaqën pasi u ndanë nga një faqe interneti e Afrikës së Jugut, AfricLand Post, disa javë më parë.
Fotot u shpërndanë mbi 37 mijë herë duke marrë vëmendjen e mijëra njerëzve të zemëruar për vrasjen e kafshëve.
“Gjirafat tani janë në ‘listën e kuqe’ të rrezikimit për shkak të rënies prej 40% gjatë 25 viteve të fundit”,- shkruajti aktori i famshëm Ricky Gervais.
“Ato mund të zhduken përgjithmonë dhe ne akoma lejojmë për t’i qëlluar me hark apo shigjetë për argëtim”.
Tess Thompson Talley, me qendër në Kentaki, është gjuetarja krenare e fotografuar në foto.
Shumë njerëz shpërndanë në Twitter postime, duke shprehur neveri me gëzimin e Talley për vrasjen e gjirafës.