Kafenetë hapen nesër, rregullat janë të paqarta! Hotelierët konfuz me protokollin

Rruga Maqedonia në qendër të Shkupit vlonte nga njerëzit, por edhe nga përgatitjet që bëheshin në kafene. Përgatitjet po vijnë sepse prej nesër kafenetë do të nisin me punë, por duke respektuar protokolle veçantë.
Diku vendoseshin dezinfektues…
Të tjerët pastronin vitrinat e ëmbëlsirave…
Kishte edhe nga ata që i bartnin ulëset dhe tavolinat sepse kishin ndryshuar lokalin.
Derisa qëndruan të mbyllur për dy muaj, kafenetë edhe janë renovuar.

Por si duhet të sillet një qytetarët në kafene.

“Një qytetarë për të shkuar në kafene për të pirë kafe nga dita e nesër, e ka patjetër që deri te hyrja e restorantit të mbajë maskën. Për shkak se ende është në fuqi vendimi I Qeverisë së çdo qytetarë të mbajë pajisje mbrojtëse. Në momentin që do të arrijmë te restoranti dhe kafeneja, qytetari duhet t’i dezinfektojë duart në hyrje…
Pasi t’i dezinfektojmë duart, jemi të gatshëm për të hyrë në restorant. Por për shkak të sigurisë, është mirë që dera të hapet në këtë formë”
“Pasi të hymë në kafene, ne do të shikojmë se nëse njëra nga tavolinat është e lirë. Nëse ka tavolinë të lirë, ne do të ulemi.
Meqë i dezinfektuam duart në hyrje të kafenesë, nuk ka nevojë t’i dezinfektojmë edhe në tavolinë edhe pse dezinfektuesi qëndron këtu”.
Kamarieri: Mirëdita,
-“Mirëdita”
Kamarieri: Si jeni,
-“Mirë faleminderit… nëse mundet një neskafe të nxehtë”
-“Deri tash e kemi mbajtur maskën, por për ta pirë kafenë me siguri se duhet ta heqim. Këtu është një çështje, se ne edhe pse jemi me katër persona në një tavolinë, ne duhet të qëndrojmë pa maska sepse duhet të pihet kafja”

Me kafe do të mund të shërbeheni vetëm në terasë, sepse kështu parasheh protokolli, sqaron menaxheri i Restorantit Square21.

“Vetëm në terasa, sepse sipas ligjit në çdo 9.6 metra katrorë duhet të ketë një tavolinë me 4 karrige, duhet të ketë dezinfektues në hyrje dhe në tryezë dhe një person përgjegjës që do të kujdeset për pranimin e mysafirëve për mirëmbajtjen e higjienës dhe kryerjen e deratizimit dhe dezinfektimit të hapësirës”, tha Menaxher i “Square 21.

Sipas protokollit hoteleritë duhet të punojnë deri në ora 20, por nga Ministria e EKonomisë thonë se do të ketë ndryshime, me çka të vazhdohet orari deri në ora 22.

Nga oda hotelerike thonë se kjo mënyrë e funksionimit të kafeneve është e paqartë, për faktin sepse nuk janë definuar saktë, ndërsa propozohet që puna të nisë që nesër. Për këto vërejtje është i njoftuar edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Ne kemi marrë vërejtje nga Odat ekonomike, sa i takon protokolleve. Ne kemi sjellë vendim për hapje të objekteve hotelerike nga nesër fillojnë me punë ata që kanë terrasa”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Kafenetë do të punojnë deri në ora 20:00, kurse në to nuk do të mund të organizohen ahengje as gjatë ditës. Që të hapen të njëjtat vendosi dje Qeveria, por me rekomandim paraprak të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.