Kaevski: Një bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit kapet me kokainë, ka shumë të bardhë rreth DPMNE-së

Prej ditësh nuk ka përgjigje në pyetjen për takimet e Mickoskit dhe Palevskit, i dyshuar për dy vrasjet, të cilat tronditën dhe tmerruan opinionin maqedonas.

Pse hesht Mickoski për takimet me radikalin Palevski që ishte vegël e DPMNE-së. Çfarë fsheh ai?

E ndërsa opinioni pret që Mickoski të përgjigjet për çfarë kanë biseduar, për çfarë janë marrë vesh, ka shpërthyer një skandal i ri me drogën, kokainën.

Një anëtar i njohur i DPMNE-së nga Peshtani dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit është kapur me kokainë.

Siç bën të ditur MPB-ja, dje më 9 dhjetor në orën 02:55 është ndaluar personi A.T. për posedim të lëndëve kokainë.

Fjala është për Aleksandar Tolomanoski-Dandaro, i afërm i Mickoskit dhe kryetarit Petsakov.

Ja disa nga fotot e tyre së bashku. Të shohë opinioni kush janë njerëzit e afërt të Mickoskit.

Kjo është fytyra e vërtetë e DPMNE-së dhe tregon shumë se çfarë lloj njerëzish janë.

Është e qartë se ka shumë të bardhë rreth DPMNE-së dhe Mickoskit dhe jo vetëm Pallatit të Bardhë, tha në një konferencë për media, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së, Darko Kaevski.