Kadri Veselit i vdiq edhe babai para disa muajsh, Specialja e liroi për vizitë në të pame, por s’mori pjesë në varrim

Ka vd*ekur sot në moshën 93-vjeçare Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Muaj më parë Veseli humbi edhe babanë, teksa është duke u mbajtur i paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë.

Pas vd*ekjes së babait, Veselit iu lejua që të vijë në Kosovë në të pamen e babait, teksa mungoi në va*rrim.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, Specialja konfirmoi se lirimi i përkohshëm i Veselit për vizitë u bë për arsye bindëse humanitare.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit për ta menaxhuar një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I ak*uzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-I dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, patën thënë nga Gjykata Speciale më 10 korrik të vitit 2021.

Veseli për vizitë në spital tek babi i tij u lirua edhe në maj të vitit të kaluar. Asokohe Veseli për vizitë qëndroi tri ditë.
Nuk dihet nëse Specialja do ta lirojë sërish për të marrë pjesë në va*rrimin apo në të pamën e nënës së tij.
Ndërkohë, Ajshe Veseli do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.