Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar sot prindërit e Presidentit Hashim Thaçi, në Burojë.
Kadri Veseli me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot e ka vizituar familjen e Presidentit Hashim Thaçi në fshatin e tyre në Skënderaj.
Veseli në njoftim ka publikuar edhe një fotografi me prindërit e Presidentit Thaçi.
”Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1632434336931766
Kujtojmë që ditë më parë Gjykata Speciale ka propozuar një aktakuzë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.
Thaçi e Veseli janë figura kyçe që kanë kontribuar në luftën për pavarësi të Kosovës. Gjithashtu të dytë kanë qenë pjesë e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.