Kadri Veseli vetëdeklarohet i pafajshëm

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli, është vetëdeklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se i ka lexuar të gjitha pikat e aktakuzës, duke shtuar se deklarohet tërësisht i pafajshëm.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat. Më lejoni të deklarohem se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë ai