Kadri Veseli në rolin e ‘bujkut’, lëvron arën me traktor


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar disa fermerë në fshatin Kijevë, ku ka diskutuar me ta për sfidat që po përballen me mbjelljet pranverore në këtë kohë pandemie.

Veseli i siguroi fermerët se pakoja për rimëkëmbjen ekonomike prej 320 milionë euro që e ka propozuar PDK është në procedura parlamentare dhe do të bëjnë të gjitha përpjekjet që ajo të miratohet sa më parë, në mënyrë që të ndihmohen 280 mijë punëtorë të sektorit privat dhe dhjetëra mijëra biznese që kanë pësuar nga pandemia covid-19.

Por, ai me këtë rast ai provoi veten edhe në rolin e ‘bujkut’, ku lëvroi për pak kohë arën me traktor.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.