Kadri Veseli largohet nga shtëpia e tij nën përcjelljen e forcave të shumta të EULEX-it

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është larguar nga shtëpia e tij në Bajr të Mitrovicës nën përcjelljen e forcave të shumta të EULEX-it.
Nga pamjet shihen vetura të shumta të policisë së EULEX që e përcjellin Veselin nga shtëpia.

Kadri Veseli ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij në Mitrovicë për vizitë familjes pas vdekjes së babait të tij të mërkurën.
Për qëndrimin e tij në Kosovë e ka konfirmuar edhe vet Gjykata Speciale me anë të një njoftimi për media.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare,, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në njoftim.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/07/8m8VsQyQBK9ueV7zdulN_10_07dc7cfec75998e950650ef2e1ae75a5_video_360p_converted.mp4?_=3