Kadirov iu bën thirrje myslimanëve të Rusisë të bashkohen në lu*ftë kundër Francës

Ramzan Kadirov, një sundues mesjetar i Republikës ruse të Çeçenisë kritikoi ashpër Presidentin francez Emmanuel Macron. Fjalët e Kadirov jehuan në 25 milion myslimanë të Rusisë.
Më 27 tetor 2020, Ramzan Kadirov, Presidenti i Çeçenisë dhe një bashkëpunues i Putinit në rajonin e paqëndrueshëm, hyri në polemikat rreth Revistës Franceze Charlie Hebdo. Presidenti francez Emmanuel Macron kishte mbështetur të drejtën e revistës për të botuar karikaturat për profetin Muhamed çka ai e përshkroi si liri të fjalës, megjithëse myslimanët e konsideronin botimin si një bla*sfemi. Kadirov u përgjigj në kanalin e tij Telegram në një postim që është lexuar nga më shumë se 134,000 lexues:

“Autoritetet franceze mbështesin botimin e karikaturave të Profetit Muhamed. Kjo u deklarua nga Presidenti Emmanuel Macron. Ai i quan veprimet fyese për gati dy miliardë myslimanë të botës” dhe nuk i përket lirisë së fjalës“. Për më tepër, Macron vendosi që ai të reformonte fenë e tyre dhe të krijonte një ‘Islam të ndriçuar’ në Francë. Macron nuk mund të mos e dijë që karikaturat e Profetit interpretohen me dhimbje nga besimtarët. Dhe me veprimet e tij, përkundrazi, ai e nxit zja*rrin, në vend që ta shuajë atë, siç duhej të kishte bërë ndonjë udhëheqës adekuat. Asnjëherë në histori një politikë e tillë nuk ka përfunduar mirë. Por Presidenti i Francës ka nevojë për përm*bysje të tilla që lidhen posaçërisht me botën myslimane”, thotë sun*duesi i egër Kadirov.
Kaderov kërc*enoi Macranin dhe tha se 25 milionë myslimanët e Rusisë janë gati për të luf*tuar kundër Macronit.