Kacarska: Gjykata do të jetë e hapur, gazetarët do të mund t’i përdorin celularët

Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ka dhënë urdhër që gazetarëve tu lejohet të mbajnë celularët e tyre në seancat e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo më tej u shpreh se do të punojë në maksimum për të rritur transparencën e këtij institucioni gjyqësor.

“Është e vërtetë që Gjykata Kushtetuese është e mbyllur maksimalisht dhe se vitet e fundit ajo është mbyllur, në vend që të hapet për qytetarët. Kur kuptova që gazetarët nuk lejoheshin të hynin me celular, unë menjëherë i dhashë urdhër Sekretarit të Përgjithshëm, dhe sigurimi tashmë është njoftuar, ndërsa nga seanca tjetër, ju gazetarët do të mund të hyni lirshëm me telefonat celular dhe ju mund t’i përdorni ato”, tha Kacarska.