Kaçaniku në zi, vdes edhe një vajzë e re pa pritur


Kreu i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi në Facebookun e tij njofton lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Laura Zharkut. Citojmë:Një lajm i hidhur kaploi qytetin tonë ..!
Qenka ndarë nga jeta e reja Laura Zharku nga Kaçaniku. Ngushëllime më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Komunës sonë. Bashkëndjejmë në këto momente të rënda e lutemi që këto raste tragjike të mos përsëriten.
Pushoftë në paqen e paskajme shpirti i saj i pastër!

Ndryshe, pa pritur në Kaçanik më 18 shkurt nga jeta u nda edhe Lejla Luma.