Kabineti më i larmishëm ndonjëherë, Biden zgjedh emra të mëdhenjë për të drejtuar Amerikën

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka shpallur emrat e parë të ekipit të tij të ri në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden premtoi në fillim të fushatës elektorale se do të merrte në konsideratë larminë e shoqërisë amerikane kur kompozonte kabinetin e tij. “Qeveria ime do të duket si Amerika” kishte qenë premtimi elektoral i Biden. Analistët vlerësojnë se ky kabinet po duket të jetë më i larmishmi dhe më i fuqishmi ndonjëherë.

Për herë të parë një grua do të drejtojë Departamentin e Thesarit të SHBA. Këshilltari i tij që shumë vite, Anthony Blinken do të jetë kryediplomati i ri i SHBA-ve. Ai njihet si një avokat i zoti dhe mjaft i respektuar. Blinken ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Biden nga 2009 në 2013 kur ai ishte nënpresidenti i Barack Obama. Nga 2015 në 2017 ai ishte Zëvendës Ministër i Jashtëm. Blinken filloi karrierën e tij në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së Bill Clinton.

Biden ka nominuar Alejandro Mayorkas (60) për postin e Ministrit të Sigurisë Kombëtare . Mayorkas lindi në Kubë prindërit e tij u larguan nga vendi pak më vonë pasi Fidel Castro erdhi në pushtet. Ministria luan një rol qendror ndër të tjera në trajtimin e imigracionit të paligjshëm në kufirin me Meksikën dhe me njerëzit që janë në vend pa letra. Trump mbajti një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit. Mayorkas ishte ndër të tjera prokuror në Kaliforni dhe gjatë mandatit të dytë të Obamës zëvendës sekretar i sigurimit të vendit.”Unë do të bëj çmos për të garantuar sigurinë tonë në vend” është premtimi i parë i Mayorkas.

Ministria e Financave do të jetë ministria që pritet të ketë shumë telashe në muajt në vazhdim pas krizës që ka shkaktuar koronavirusi. 74 vjeçarja Janet Yellen do të jetë gruaja e parë që mbanë këtë post. Ajo ishte presidente e Rezervës Federale të SHBA nga 2014 në 2018. Yellen është një mbështetëse e teorive të ekonomistit John Maynard Keynes, sipas të cilave qeveritë luajnë një rol të rëndësishëm në tejkalimin e krizave ekonomike – për shembull përmes shpenzimeve më të larta të qeverisë.

Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes pritet të vije poashtu një grua, e cila do të jetë në këtë post për herë të parë në histori të SHBA-ve. Michèle Flournoy (59) është emri më favorit për të drejtuar këtë ministri. Ajo ishte Sekretare e Shtetit në Pentagon dhe këshilltare e ish-Ministrave të Mbrojtjes Robert Gates dhe Leon Panetta. Ka një numër kandidatësh për Departamentin e Drejtësisë. Doug Jones de Sallye Yates janë dy emrat që po lakohen më së shumti, shkruan Indeksonline.

43 vjeçari Jake Sullivan do të jetë këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Sullivan një i besuar i ngushtë i ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton gjithashtu shërbeu në Departamentin e Shtetit dhe nga viti 2013 si këshilltar i sigurimit kombëtar të Biden si Zëvendës President. Këshilltari i sigurisë kombëtare tradicionalisht luan një rol të rëndësishëm në komitetin ekzekutiv të presidentit në hartimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Kthimi i ish sekretarit të shtetit John Kerry në rolin e të dërguarit special për klimën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë vjen si një befasi. 76-vjeçari Kerry do të përfitojë gjithashtu nga përvoja e tij si Ministër i Jashtëm nga 2013 në 2017 në temën e klimës. Biden dëshiron t’i rikthejë SHBA-së në marrëveshjen e klimës në Paris, nga e cila u largua Trump. Ai gjithashtu dëshiron që Amerika të marrë udhëheqjen globale në luftën kundër ngrohjes globale.

Diplomatja 68-vjeçare Linda Thomas-Greenfield do të bëhet ambasadorja e SH.B.A.-së në Kombet e Bashkuara. Ajo ka punuar për Ministrinë e Jashtme për 35 vjet së fundmi si Ministre e Afrikës nga 2013 në 2017. Avril Haines (51) thuhet se është gruaja e parë në krye të shërbimeve të inteligjencës (DNI) për të koordinuar agjencitë e ndryshme të inteligjencës amerikane. Ajo ishte zëvëndësdrejtore në CIA si dhe këshilltare ligjore e presidentit Obama.