Kabineti i Crvenkovskit: U përmbahemi deklaratave

Branko Crvenkovski, President of the FYROM

Branko Crvenkovski nuk zbulon nëse janë të sakta informacionet se po formohet parti e re politike.
Nga kabineti i tij u përgjigjën se ish-presidenti mbetet me të njëjtin qëndrim se nuk jep deklarata në opinion për çdo çështje edhe pse sot Zaev, pasardhësi i tij në LSDM, tha se Crvenkovski nuk mund të jetë asgjë përveç LSDM dhe se këto janë spekulime.

“Spekulimet janë të pranishme për shkak se në Ohër paralajmërohet një listë e re me anëtarë tanë socialdemokratë”, tha Zaev.
Ndryshe, nënkryetarja Radmilla Shekerinska para disa ditëve dha dorëheqje nga pozita e saj, por me sqarim se jep mundësi për kuadro të reja, ndërsa mëdyshjet u shtuan edhe me shkarkimin e Stojko Paunovskit nga pozita e drejtorit.