Ka vrarë mbi 70 persona: Palestër, televizor dhe playstation, shihni burgun ku strehohet autori i masakrës në ishullin norvegjez

Andres Brevik, 42-vjeçari që kreu masakrën në Norvegji duke vrarë mbi 70 të rinj në ishull kërkon zbutjen e dënimit. Ai pretendon se është i padëmshëm, mirëpo prokurorët nuk mendojnë kështu.
Sipas mediave të huaja, Brevik, e ndan qelinë me 3 persona të tjerë dhe e kalojnë kohën duke luajtur videolojëra, shikuar televizor, ushtruar dhe ecur.

Borgen, organizata jofitimprurëse e përkushtuar në luftën kundër varfërisë globale, ka njoftuar se është një sistem i rëndomtë i burgjeve në Norvegji, që fokusohet më shumë në rehabilitimin e të burgosurve sesa në dënimin që duhet vuajtur ata.

Përveç kompjuterit, Breivik ka televizorin e tij, PlayStation 2, e madje ka kërcënuar me grevë urie nëse nuk ia sjellin PlayStation 3, pati shkruar AFP në vitin 2014. Breivik ishte ankuar edhe për cilësinë e stilolapsave.
E nëse ekziston mundësia që të zhvillohet reuma, jam i bindur që stilolapsi mund ta shkaktoj. Ky stilolaps është makth dhe jam i frustruar me përdorimin e tyre”, pati shkruar Breivik në një letër.

Breivik në kuadër të tri qelive mund edhe të pastroj rrobat dhe të përgatis ushqim. Madje ka bërë ëmbëlsira për të burgosurit, shkruan BBC.
Ka qasje në gazeta, oborrin e burgut dhe ka të drejtë në telefonata. Madje shumë burgje në Norvegji kanë ndaluar vënien e grilave, duke dizajnuar qelitë në atë formë të ngjajnë më shumë me dhomat apo konviktet.

Kujtojmë se në vitin 2011 Brevik, aktivizoi një bombë në Oslo, duke vrarë tetë persona. E më pas shkoi me anije deri në ishullin Utoja, ku hapi zjarr mbi të rinjtë që kishin shkuar në një kamp veror, duke masakruar 69 prej tyre. Për të gjithë këto vepra ai është dënuar me 21 vite burg.