Ka vetëm një të vërtet!

Nuk ka ‘e vërteta ime’ ‘e vërteta jote’, ka vetëm një të vërtetë dhe ajo është e vërteta objektive, e cila ekziston pavarësisht se çfarë mendojmë unë e ti për të.

“Unë asnjëherë nuk do ta njohë këtë gjykatë, “kam thënë dhe do ta përsëris çdo herë kur është nevoja”.

Kjo është një krijesë politike dhe ka shërbyer çdo herë kundër popullit tim shqiptar, përderisa ka shqiptar të punësuar në këto institucione dhe pajtohen me u dënu me burgim të përjetshëm populli im shqipëtar, unë ju them se edhe këta janë bisht i sllavo Maqedonëve dhe “Antishqiptar”, për mua edhe ata janë Maqedon që folin shqip dhe nuk mund të shërbejë kurrë për drejtësi, derisa vëllezërit e mi dënohen me dënime kapitale.

Shpesh herë populli yn të dënauarit politik i ka konsideruar fajtor për shkak se kan besuar ndryshe.

Unë kam besuar në ideal dhe në UÇK-në dhe sot jam i dënuar me burgim kapital me gjithë shokët e mi, Një e drejtë e këtillë e luftës vetëmbrojtëse e UÇK-së, ishte dhe është në përputhje të plotë me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, ngaqë është e ndërlidhur me realizimin e vetëmbrojtjes dhe të vetvendosjes.

Populli ynë i dashur duhet ta pranojnë faktin se jetojnë me një shtet artificial të ashtu quajtur Maqedoni e Veriut, në të cilin ne si shqiptar nuk jem të mbrojtur me rend dhe ligj.

Atëherë, para gjithë partive politike pozit dhe opozit parashtrohet pyetja se si mund të Heshtin?

Dhe ju mundoheni ta bindni popullin ton patjetër të besojnë se i dënuari është fajtor. Ai i cili u arrestu si Qenan Iseni nga Hotla në shtëpi të vet, Arsim Bajrami, Elham Arifi, Hebib Aliu, kur një pjesë që janë edhe me burg nga 20 vjet as si kemi par e as nuk kan qenë në vend të ngjarjes. Sidoqoftë këta nuk kan gabuar ndaj ligjit, përse të burgosen mbas 6 muajve dhe të dënohen? Vetëm pse janë shqiptar këta jenë dënuar pa qenë fajtor dhe jasht ligjit, atëherë as populli ynë nuk është më i sigurtë.

Një proces i përfundar i këtillë më lehtë imponohet dhe pranohet se dënimi ështē më i ashpër.

Në mungesë të dëshmive, vetë dënimi i lartë bëhet dëshmi që faji ekziston.
Pasi kështu rezonon njëriu i rëndomtë, nëse dikush nuk është fajtor, do të fiton prej dy gjerë në tre vite burgim e jo pesëmbëdhjetë vite, 40 vite apo përjetshëm.

Ndërkaq, pikërisht me këtë mënyrë të menduarit kanë llogaritur ata që kan marrë vendimin me faktorin politik shqiptarë.
Natyrisht, te ne është një proces politik dhe ky nuk është gjyqi, por për politikën rehati.
Po qe se gabimi nuk është i qartë ose dukshëm, atëher dënimi i ulët vetvetiu ngjallë dyshim dhe tregon se as pushtet nuk është i sigurtë, te dënimet e mëdha ai lloj dyshimi kryesisht bie poshtë, kështu shqiptarët e pafajshëm dënohen dyfish.
Ky është një mashtrim i vjetër, të cilin po ashtu e kanë shfrytëzuar disa, por jo përmes lartësisë, por përmes ashpërsisë së zbatimit të dënimit ku ka pas robër lufte me ekzekutim, e sot për fat të mir nuk ka ligj me pushkatim.

Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë. Siç kanë qenë edhe breza të tërë para nesh. Bashkë në ditë të vështira dhe në ditë të mira!

Lus Zotin e madh që të na ndihmojë në këtë drejtim!
Zoti e bekoftë shqipërinë dhe popullin shqiptar, kudo që të jetë!
Zoti e bekofët këtë tokë e këtë popull me të cilët.
Zoti e ka lidhë fatin tonë,si popull dhe komb.
Zoti ju bekoftë të gjithë juve!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit.

Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica – “Llugaxhia”.