Ka vendim për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit, thotë Sulejmani

Drejtori i Inspektoratit komunal të Tetovës, Sadat Sulejmani sot njoftoi se ka vendim për prishjen e kryqit kontrovers në Kodrën e Diellit, përcjell TV21. Sulejmani nuk theksoi se kur do të prishet i njëjti, pasi sipas tij ka 5000 objekte të cilat kanë vendim për prishje.

“Kryqi, ka vendim për prishje. Kryqi ka vendim për prishje. U është dërguar. Kur do të prishet, tash në Tetovë kemi afër 5000 objekte të cilat kanë vendim për prishje, ne e shihni se mundohemi të punojmë, kur do të vijë rendi”, tha mes tjerash Sulejmani./tv21.tv