Ashtu siç ishte paralajmëruar dje nga kryetari i VMRO-së, Hristjan Mickoski, ka nisur protesta me vetura e opozitës për mbrojtjen e identitetit maqedonas. Pro*testa ka filluar para pak çastesh te Pallati i Sportit Boris Trajkovski dhe pritet të përfundojë para Qeverisë.
Po ashtu, në këto momente ka pasur njerëz në këmbë që janë mbledhur para qeverisë dhe presin të mbërrijë turma tjetër me vetura nga Boris Trajkovski. Ndërkohë para qeverisë ndodhen forca të shumta policore që kanë gjithë perimetrin e objektit qeveritar.